LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 18:06

Zbulohen motivet e vrasjes së Bardhës nga burri i saj

Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62 vjeç, i cili është arrestuar nga Policia e Shtetit si autori i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në qytetin e Shkodrës.

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së enjtes, rreth orës 13:00, në zonën e Unazës Lindore, në lagjen “Mark Lula”, duke tronditur banorët e zonës.

Sipas informacioneve paraprake, 62-vjeçari dyshohet se ka qëlluar me një armë gjahu (çifte) bashkëshorten e tij, Bardhe Ziçi, 55 vjeçe, pranë hyrjes së banesës së tyre.

Për shkak të plagëve të rënda të marra, 55-vjeçarja humbi jetën në vendngjarje, pavarësisht se ekipet e emergjencës u njoftuan menjëherë.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë së Shtetit mbërritën me shpejtësi në vendngjarje dhe arrestuan 62-vjeçarin, i cili dyshohet se është autori i krimit. Gjatë ndërhyrjes, efektivët sekuestruan edhe armën e gjahut që dyshohet se është përdorur në vrasje.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, ka nisur menjëherë veprimet procedurale, duke kryer këqyrjen e vendit të ngjarjes, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen në pyetje të personave që mund të kenë dijeni për rrethanat e rastit.

Deri në këtë fazë të hetimeve, motivi që çoi në krimin e rëndë nuk është bërë publik. Autoritetet po punojnë për të sqaruar dinamikën e plotë të ngjarjes dhe për të përcaktuar shkaqet që paraprinë vrasjen.

Rasti ka shkaktuar tronditje në opinionin publik dhe rikthen në vëmendje shqetësimin për rastet e dhunës brenda familjes.

Personi i arrestuar prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE