LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 17:05

Vr*u policin dhe plagosi kolegun e tij, Violand Braçellari përfitoi fonde nga AZHBR për stallat e bagëtisë

Zbulohen detaje në kufijtë e skandalit në lidhje me autorin e vrasjes së policit Enea Mokolli.

Burime të sigurta pranë familjarëve të Violand Bracellari bëjnë me dije se autori, një person me rrezikshmëria të lartë shoqërore, në kërkim prej 9 vitesh, ka përfituar fonde nëpërmjet AZHBR për ngritjen e stallave të bagëtive.Pikërisht ato stalla që dje u bënë një skenë krimi, ku

Braçellari fshihej dhe sulmoi me kallashnikov policinë, duke lënë të vdekur në vend policin 36-vjeçar, dhe duke plagosur kolegun e tij, Edison Adri.Është e pakonfirmuar në qoftë se 41-vjeçari ka përfituar këto fonde me emrin e tij apo të nënës së vet, por ajo çka sigurojnë burimet

është se Violand Bracellari pavarësisht se ishte në kërkim prej vitesh ka përfituar subvencione në bujqësi e blegtori.

Është e paqartë sesi një person me rrezikshmëri shumë të lartë shoqërore, i trajnuar ushtarakisht ka përfituar fonde publike kur njëkohësisht për të më parë ishin mobilizuar edhe forcat RENEA për ta kapur, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE