LAJME / E Diel 23 Gusht 2026, 16:04

Vrasja e turistit portugez në Ksamil, policia bën zbulimin e fortë

Policia e Sarandës ka gjetur dhe sekuestruar thikën me të cilën u vra në hotel Principotes 21-vjeçari portugeze, Luis Miguel Varela Mendes.

Arma e krimit, e cila dyshohet se u përdor nga Sokrat Vata tashmë është sekuestruar nga efektivët në cilësinë e provës materiale. Gjykata e Sarandës caktoi dy ditë me pare masen e sigurise arrest me burg për 29 vjeçarin Vata.

Vetëm 6 minuta zgjati përleshja në Ksamil ku humbi jetën turisti portugez Luis Miguel Varela Mendez. Kamerat e sigurisë kanë dokumentuar të gjithë dinamikën e ngjarjes të ndodhur më 18 gusht. Fillimisht, disa turistë dalin nga lokali “Principotes”, ndërsa pak më vonë afrohen Sokrat Lipan, alias Vata, dhe David Heurtevent.

Përplasja nis me një shtyrje dhe përshkallëzohet me goditje fizike. Sokrat Vata shihet duke ndjekur dhe goditur një prej personave, ndërsa më pas në konflikt përfshihet edhe Luis Mendes, i cili e shtyn 29-vjeçarin Vata. Përleshja vijon mes disa personave, ndërsa Mendes largohet me nxitim dhe futet në det.

Pak më vonë, ai del nga uji me bluzën e gjakosur dhe shkon drejt zonës së shezlloneve. Pamjet tregojnë gjithashtu për përplasje të tjera dhe persona që largohen nga vendi i ngjarjes.

Në 05:20:28, Sokrat Lipan largohet drejt “Principotes”, i shoqëruar nga një kamarier. I gjithë episodi, sipas kronologjisë së kamerave, zhvillohet brenda vetëm 6 minutash, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur përgjegjësitë për vdekjen e turistit portugez.

Në orën 05:14:24 të datës 18.08.2026 vërehen se nga ambientet e lokalit “Principodes vërehen se dalin disa shtetas dhe qëndrojnë tek dera e ambienteve të jashtme të subjektit “Paradise’, ku ndër ta janë të identifikuar shtetasit Ibrahim Lemoie, Sudae Akmahmat, Florian Cetina dhe Luis Mendes i veshur me një bluze të bardhe me një shkrim me ngjyrë të zezë nga mbas.

Në orën 05:15:22 të datës 18.08.2026 nga ana e parkimit në anën jugore te “Principotes” vërejmë që afrohen dy shtetas konkretisht Davit Heuertvent përpara dhe Sokrat Lipan (Vata), i veshur me të këmishë të bardhë, në vendin ku ndodheshin shtetasit e huaj.

Në orën 05:16:39 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se shtyhet me një person të veshur me bluze me ngjvrë të bardhe dhe Sokrati vërehet se largohet prej atu dhe shkon në drejtim të shezlloneve.

Në orën 05:16:47 shtetasi Sokrat Lipan ndjek një nga personat i cili është i veshur me të bardha dhe Sokrati i ndjek nga mbas në drejtim të parkimit.

Në orën 05:16:54 shtetasi Sokrat Lipan (Vata), vërehet se vjen me vrap në drejtim të shtetasit Ibrahim Lemoie, i cili përplaset në shezllone dhe bie në tokë dhe Sokrati e godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:14 në këto momente afrohet shtetasi Luis Mendes dhe shtyn me trup shtetasin Sokrat Lipan, i cili bie në tokë. Shtetasi Sokrat Lipan (Vata), ngrihet nga toka dhe i afrohet shtetasit Luis Mendes dhe fillon dhe godet në drejtim të tij.

Në orën 05:17:20 shtetasi Davit Heuertventi veshur me tuta të shkurtra dhe një si në këmishë me ngjvrë të errët së bashku me shtetasin Sokrat Lipan (Vata), godasin shtetasin Luis Mendes dhe gjatë kësaj kohe vjen shtetasi Sudae Akhmat pet të ndihmuar shokun e tij shtetasin Luis Mendes dhe godet shtetasin Sokrat Lipan.

Në orën 05:17:35-05:17:46 shtetasi Serxhi Selimi godet shtetasin francez Ibrahim Lemoie me grushte, gjatë kësaj kohe shtetasi Luis Mendes për t’u larguar nga goditjet qe po merrte nga Sokrat Lipan dhe David Heurtevent largohet me nxitim futur brenda në det.

Në orën 05:17:53 shtetasi Luis Mendes afrohet nga ana jugore e plazhit ne vendin ku ndodhen kamarieret dhe goditet nga shtetasi Serxhi Ademi me grushte dhe e ata e shtynë në det.

Në orën 05:18:04 shtetasi Luis Mendes del nga uji dhe ecën në drejtim të shezllonave të plazhit “Paradise” ku vërehet se bluzën e bardhë e ka të gjakosur.

Në orën 05:18:24 shtetasi David Heuertvent vërehet se largohet në drejtim ambienteve të brendshme të Principotes, I cili dallohet që është i gjakosur tek pjesa e përparme e rrobave dhe po fshihet.

Në orën 05:20:28 largohet shtetasi Sokrat Lipan alias Vata i cili bluzën e bardhë e ka të gjakosur dhe mbas tij është kamerieri, Igli Cekani që e shoqëron nga pas në drejtim të lokalit “Principotes”.

1. Sokrat Lipan alias Sokrat Vata – autori i dyshuar i krimit, i arrestuar.
2. Nuh Mahmutoglu – shtetas turk, i arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
3. Ezgi Perlak – shtetase turke, e arrestuar; dyshohet se ndihmoi autorin në tentativën për t’u arratisur.
4. Serxhi Selimi – kamerier në lokal.
5. Ervis Bunci – kamerier në lokal.
6. Ildi Cekani – kamerier në lokal.
7. Murat Zhabina – kamerier në lokal.
8. Miosid Matushaj – oficer i Policisë në Gjirokastër; i arrestuar,
9. Luciano Seferi – punonjës i Policisë së Burgjeve në Fier; i arrestuar
10. Romeo Shehu – polic bashkiak në Gjirokastër; i arrestuar dhe i pezulluar nga detyra.
11. Kristi Koshi – i arrestuar
12. David Heurtevent – klient në lokal, i shpallur në kërkim si bashkëpunëtor në krim.
13. Bekim Bulica – pronar i lokalit, i shpallur në kërkim për fshehjen e krimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE