
Deri në fund të vitit 2029, qeveria Rama synohet që pensioni mesatar të bëhet 400 euro për kontribuesit e plotë dhe pensioni minimal 200 euro.
Ky hap është një pjesë e një plani të gjerë që synon të forcojë mbrojtjen sociale dhe të rrisë standardin e jetesës për pensionistët. Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se pensionet janë në planin 4-vjeçar të rritjes së dyfishtë.
“Tani pensionet kanë hyrë në planin e rritjes i cili është një plan 4 vjet rresht ku çdo vit rritja do të dyfishohet. Sot kemi një pension mesatar 300 euro nëse i referohemi sigurimeve të plotë. Pensioni mesatar do shkojë 400 euro në Shqipërinë 2029. Ndërkohë që për pjesën tjetër do fusim më shumë nga arka e përbashkët”, deklaroi Rama.
Në mandatin e parë të Kryeministrit Edi Rama, pensioni mesatar ishte vetëm 86 euro, ndërkohë që në 2024 pensioni mesatar arriti vlerën 175 euro.
Po ashtu, qeveria është angazhuar për një proces të plotë digjitalizimi të sistemit të sigurimeve shoqërore, që do të mundësojë shërbime më të shpejta dhe më të aksesueshme për qytetarët. Ky proces do të rrisë transparencën dhe gjurmueshmërinë e kontributeve, duke ulur informalitetin në tregun e punës dhe duke inkurajuar deklarimin e pagave reale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
