LAJME / E Diel 23 Gusht 2026, 16:04

LAJM I FUNDIT/ Arrestohet në Palasë biznesmeni i njohur shqiptar, u kap me ... (EMRI/Foto)

Policia ka arrestuar në zonën e Palasës shtetasin Elvis Kosova, i njohur në rrjetet sociale me nofkën “Vis Kosova”, pasi u kap duke mbajtur një armë zjarri pa leje.

Kosova është një personazh i njohur për strukturat policore dhe mediat, ndërsa në rrjetet sociale është bërë i njohur për jetën luksoze, automjetet e shtrenjta dhe garat e shpejtësisë.

Emri i tij është përmendur edhe më herët në lidhje me raste të dyshuara të mashtrimit me automjete luksoze, me vlera që arrinin në qindra mijëra euro.

Gjithashtu, garazhi i tij në Tiranë ka qenë më parë objekt i një sulmi me lëndë plasëse tritol.

Arrestimi i fundit është kryer pas konstatimit të armës së zjarrit pa leje, ndërsa pritet që autoritetet të japin më shumë detaje lidhur me rrethanat e ngjarjes dhe akuzat që rëndojnë ndaj tij, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE