LAJME / E Diel 23 Gusht 2026, 16:04

Me pist*letë në dorë, ja fotot e burrit shqiptar që vr*u gruan dhe më pas v*ten në Greqi

45-vjeçarja Luljeta Ozbova dhe Altin Allmuça që u gjetën të vdekur në orët e para të së dielës, 23 gusht, në Nea Smyrni, njiheshin prej së kaluarës, ndërsa të dhënat tregojnë se bëhet fjalë për një tjetër rast të rëndë të vrasjes së një gruaje.

Sipas hetimeve të autoriteteve, viktima dhe autori kishin pasur një marrëdhënie në të kaluarën, me gjasë pa qenë të martuar. Madje, marrëdhënia mes tyre dyshohet se kishte qenë e tensionuar, pasi në vitin 2024 gruaja kishte bërë kallëzim ndaj tij në Komisariatin e Policisë së Akropolit për përvetësim pasurie, duke pretenduar se ai i kishte marrë një motor.

Megjithatë, nga verifikimet e deritanishme nuk rezulton të ketë pasur ndonjë histori të regjistruar të dhunës në familje.

Misteri rreth dy personave të vdekur, të cilët u gjetën në një pellg gjaku në rrugën Grigoriou Kydonion 3, u zbardh përmes pamjeve të kamerave të sigurisë së pallatit. Pamjet tregojnë zhvillimin e tmerrshëm të ngjarjes.

Autori kishte zënë pritë dhe po priste 45-vjeçaren jashtë hyrjes së ndërtesës. Kur gruaja u shfaq, në pamje regjistrohet një debat i fortë mes tyre. Menjëherë më pas, burri e qëllon gruan në kokë dhe në trup. Më pas, ai e drejton armën ndaj vetes, duke i dhënë fund jetës.

45-vjeçarja, e cila është identifikuar, kishte lindur në Shqipëri në vitin 1981 dhe kishte kartë identiteti greke. Nga hetimet rezulton se ajo nuk banonte në pallatin ku ndodhi ngjarja, por dyshohet se kishte shkuar atje pasi në atë ndërtesë banon vajza e saj.

Autori, i cili më pas vrau veten, ishte gjithashtu me origjinë shqiptare dhe banonte në Kallithea. Nën trupin e tij u gjet arma e krimit, një revolver, çka shpjegon edhe faktin se policia nuk gjeti gëzhoja në vendngjarje.

Një banor i zonës përshkruan se të shtënat u dëgjuan rreth orës 05:30.

Të shtënat u dëgjuan pak pas orës 05:30 të mëngjesit, duke shkaktuar alarm të madh te banorët e zonës. Në vendngjarje mbërritën menjëherë forca të shumta policore dhe ambulanca.

Çështjen e ka marrë në dorë Departamenti i Vrasjeve, ndërsa pritet edhe raporti i mjekut ligjor, i cili do të përcaktojë numrin e saktë të plumbave që ka marrë gruaja, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE