LAJME / E Diel 23 Gusht 2026, 16:04

Më lini ta përqafoj, më zgjidhi hallet! Dua ta falenderoj (VIDEO)

Pasi qeveria i ka zgjidhur problematikat e tij, një i moshuar ka qëndruar për 5 orë jashtë rezidencës qeveritare në Pogradec për të pritur përfundimin e mbledhjes së Partisë Socialiste me drejtuesit politikë.

Në një intervistë për gazetarin e Euronews Albania, Xhensil Shkëmbin, i moshuari u shpreh se kërkon ta falënderojë personalisht kryeministrin Edi Rama dhe kryetarin e bashkisë, Ilir Xhakolli, për zgjidhjen e shqetësimeve të tij.

I pyetur nga gazetari nëse do të presë deri në përfundim të takimit, i moshuari konfirmoi me bindje se do të qëndrojë aty vetëm për ta përqafuar kryeministrin.

Gazetari: Edhe një herë, s’e kuptova, përse do ta takosh Ramën?

Zotëria: Për problemet që më ka shtruar mua, i kam ndjekur këtu, mi ka zbatuar Iliri. Edhe ta përqafoj atë.

Gazetari: Kush Ilir, kryetari i bashkisë?

Gazetari: Edhe kërkon thjesht ta falënderosh?

Gazetari: Po mbaron vonë Rama.

Zotëria: Kur të mbarojë, do ta përqafoj njëherë kështu, me kaq.

Gazetari: Vetëm për ta përqafuar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE