
Ish-lojtari i West Brom-it, Quevin Castro, ka ndërruar jetë tragjikisht në moshën 25-vjeçare.
Castro u rrëzua në tokë gjatë një ndeshjeje stërvitore teksa luante për skuadrën portugeze të kategorisë së tretë, Real Sport Clube (Massama), të shtunën, shkruan talkSport, transmeton klankosova.tv.
Klubi i Primeira Liga-s, Estrela da Amadora, ishte mikpritës i ndeshjes miqësore në Malveira dhe Castro pësoi një problem shëndetësor në minutën e dhjetë.
Mjeku i klubit bëri përpjekje për ta rikthyer lojtarin në jetë duke përdorur një defibrilator dhe u njoftua INEM-i (Instituti Kombëtar i Emergjencave Mjekësore).
Mesfushori portugez u dërgua në spital, ku u konstatua vdekja e tij pak pas mbërritjes.
Estrela da Amadora shprehu ngushëllimet e saj përmes një deklarate zyrtare në faqen e internetit të klubit.
Klubi deklaroi: “Estrela da Amadora shpreh ngushëllimet e saj më të thella për ndarjen nga jeta të Quevin Castro-s, lojtar i Real Massama-s.
“Në këtë moment pikëllimi të thellë, Estrela da Amadora u përcjell ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe miqve të Quevin Castro-s, si dhe gjithë strukturës së Real Massama-s.
“Mendimet tona janë me të gjithë ata që ishin pranë tij.
“U prefsh në paqe, Quevin, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
