
Kur klikoni në faqen zyrtare të internetit, shfaqet një artikull ku 2 turistë turq pretendojnë se janë fyer, denigruar dhe përdhunuar nga pronari i një hoteli në Ksamil.
Dyshohet se autorët e sulmit kibernetik janë këta dy shtetas.
“Ne jemi turistë turq. Erdhëm në Shqipëri për pushime sepse e duam dhe e respektojmë këtë vend të bukur. Fatkeqësisht, në Hotel Eagle (Ksamil) përjetuam dhunë, fyerje raciste dhe trajtim degradues nga pronarët e hotelit - një burrë e një grua.

Thjesht kërkuam dhomën tonë. Në përgjigje, ata na fyen, na pështynë dhe na quajtën “turq të ndyrë”. Gruaja ime dhe fëmija ynë u sulmuan fizikisht.
Na nxorën me forcë nga hoteli. Asnjë polici nuk erdhi. Ne kërkojmë ndihmë dhe drejtësi. Shqipëria është e mrekullueshme, por këta njerëz na trajtuan tmerrësisht”, thuhet në shënimin e hakerëve, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
