LAJME / E Shtunë 22 Gusht 2026, 21:09

Ministria e Arsimit thirrje urgjente për prindërit

Ministria thirrje prindërve mos të blejnë tekstet mësimore

Ministria e Arsimit dhe Shkencës u ka bërë thirrje prindërve dhe kujdestarëve ligjorë që të mos nxitojnë me blerjen e teksteve mësimore dhe materialeve shkollore.

Sipas njoftimit të Ministrisë, procesi i negocimit të çmimeve të teksteve mësimore me shtëpitë botuese ende nuk ka përfunduar.

Për këtë arsye, katalogu përfundimtar i teksteve mësimore, së bashku me çmimet përkatëse, ende nuk është publikuar.

Ministria ka bërë të ditur se pas përfundimit të negociatave do të publikohet katalogu përfundimtar dhe do të përcaktohet shuma që do të ndahet për blerjen e librave për secilin nxënës.

MASh u ka kërkuar prindërve që të presin njoftimin zyrtar dhe të mos bëjnë blerje paraprake.

Po ashtu, librarive dhe shitësve të teksteve u është kërkuar që të mos fillojnë shitjen para përfundimit të procedurave dhe publikimit të njoftimit zyrtar nga Ministria.

Ministria ka theksuar se qytetarët duhet t’u referohen vetëm njoftimeve dhe publikimeve zyrtare për informacionet e mëtejshme, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE