
Vrasja e turistit portugez Luis Miguel Varela Mendes në Ksamil ka sjellë reagimin e parë nga Portugalia. Ministria e Punëve të Jashtme ka bërë të ditur se po ndjek çështjen dhe është në kontakt me autoritetet shqiptare.
Sipas mediave portugeze, rasti po ndiqet përmes Ambasadës së Portugalisë në Romë dhe Konsullatës së Nderit në Tiranë. Autoritetet portugeze thonë se ende nuk kanë marrë përmes kanaleve të tyre informacion të plotë zyrtar për dinamikën e ngjarjes dhe hetimet që po zhvillohen në Shqipëri.
Raquel Trindade, nga zyra e ministrit të Jashtëm të Portugalisë, deklaroi:
“Ministria e Punëve të Jashtme po ndjek rastin e këtij shtetasi portugez që humbi jetën në Shqipëri dhe, përmes ambasadës sonë në Romë, si dhe konsullatës së nderit në Tiranë, po e ndjekim çështjen me autoritetet vendase. Për momentin, ende nuk e dimë saktësisht se çfarë ka ndodhur.”
Ajo bëri të ditur gjithashtu se informacionet për arrestimet e kryera pas ngjarjes janë marrë fillimisht nga mediat shqiptare dhe jo përmes kanaleve zyrtare të Portugalisë.
“Ne e dimë nga shtypi lokal se ka pasur arrestime, por për momentin nuk kemi ende informacion përmes rrjetit tonë”, deklaroi Trindade.
Ministria portugeze ka bërë të ditur se do të vazhdojë ta ndjekë çështjen si me autoritetet shqiptare, ashtu edhe me familjarët e Luis Miguel Varela Mendes.
I riu portugez u vra në Ksamil në orët e para të 18 gushtit, pas një konflikti pranë një lokali. Për ngjarjen autoritetet shqiptare kanë kryer një sërë arrestimesh, ndërsa hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë vijojnë.
Rasti tashmë ka marrë hapësirë edhe në mediat portugeze, të cilat po ndjekin zhvillimet dhe hetimet në Shqipëri, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
