
Ambasada amerikane në Tiranë ka bërë një njoftim të rëndësishëm këtë të enjte,
duke bërë të ditur se do të anulohen vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë kombëtare.
Njoftimi vjen pak ditë pasi administrata amerikane njoftoi anulimin e më shumë se 175,000 vizave të shtetasve të huaj,
për shkak të shkeljeve të kushteve të vizave, përfshirë raste të lidhura me aktivitetin kriminal dhe thirrjet për dhunë ndaj qytetarëve amerikanë.
“Nën udhëheqjen e Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po anulon vizat e shtetasve të huaj që kryejnë krime, nxisin dhunë ndaj amerikanëve ose kërcënojnë sigurinë tonë kombëtare,” thuhet në njoftim, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
