LAJME / E Enjte 20 Gusht 2026, 17:05

Ndodh në Tiranë! Të resë nuk “i premtoi koha” për të lindur në maternitet, sjell në jetë fëmijën te Spitali i Traumës

Një rast i pazakontë ka ndodhur së fundmi në Urgjencën e Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë, ku një grua shtatzënë u paraqit për ndihmë mjekësore, pasi kjo ishte struktura spitalore më e afërt.

Ministria e Shëndetësisë bën me dije se stafi mjekësor i Spitalit Universitar të Traumës reagoi menjëherë, duke koordinuar situatën me ekipin e Maternitetit “Koço Gliozheni”. Mjekët e Traumës i ofruan gruas kujdesin e nevojshëm dhe menaxhuan situatën deri në mbërritjen e ekipit të specializuar të maternitetit.

Falë ndërhyrjes në kohë, bashkëpunimit mes ekipeve mjekësore dhe koordinimit ndërinstitucional, nëna dhe foshnja ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ministria e Shëndetësisë thekson se prioritet i strukturave shëndetësore mbetet siguria dhe shëndeti i pacientëve, përmes ndërhyrjeve në kohë dhe në përputhje me protokollet mjekësore, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE