
Vladimir Bruçi, një emër i njohur për policinë…
Një plagosje me armë është regjistruar në qytetin e Shkodrës.
Sipas informacioneve të para i plagosur ka mbetur shtetasi Vladimir Bruçi i njohur si Lad Bruçi, një emër i njohur për Policinë.
Ai është qëlluar disa herë me armë pranë shtëpisë së tij dhe është transportuar me urgjencë në spital.
Autori i dyshuar është identifikuar si Pjerin Bitani, fqinji i tij. Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes të dyve për kamerat e sigurisë.
“Rreth orës 14:30, në lagjen “Partizani”, dyshohet se shtetasi P. B. ka plagosur me armë zjarri shtetasin V. B., për motive të dobëta.Shtetasi V. B. u dërgua në spital dhe po merr mjekim.Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, njofton Policia.
Vladimir Bruçi është babai i Alban Bruçit, një emër i njohur për policinë, i cili më 7 shtator 2024 tentoi të eliminonte fizikisht boksierin dhe kampionin Arjon Kajoshi. Po ashtu në vitin 2024 Vladimir Bruçi u dhunua fizikisht pas sherrit për një vend parkimi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
