
Një lajm i trishtë ka tronditur zonën e Dimalit pasi është ndarë pabesisht nga jeta mësuesja e Matematikës në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Esmeralda Samza në moshën 42-vjeçare. Lajmin e kobshëm e ka bërë me dije faqja zyrtare e Zyrës Vendore Arsimore të Dimalit, ku shkruhet se Dimali ëhstë zgjuar i tronditur nga lajmi i vdekjes së mësueses së re.
“Ndarja nga jeta e një mësueseje të re. Me dhimbje të thellë mësuam lajmin e hidhur për ndarjen nga jeta, në moshën vetëm 42-vjeçare, të mësueses së Matematikës në Gjimnazin “Muhamer Janina”, Esmeralda Samza. Një humbje e madhe për familjen, kolegët , nxënësit dhe gjithë komunitetin arsimor të ZVA Dimal .
Një jetë e re e ndërprerë shumë herët, duke lënë pas kujtime, dashuri dhe mirënjohje te të gjithë ata që e njohën. Në këto momente të vështira, ZVA Dimal shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen, të afërmit, kolegët dhe nxënësit e saj. U prehsh në paqe, Esmeralda! Kujtimi dhe kontributi yt do të mbeten gjatë në zemrat e nxënësve dhe kolegëve” shkruhet në postimin e ndarë ditën e sotme në faqen e ZVA-së së Dimalit.
Sakaq, newsbomb.al mëson se ceremonia mortore për mësuese Esmeraldën do të zhvillohet mesditën e nesërme na varrezat e Suelasit.
E ndjera mësohet se la pas një plagë të pashërueshme për të gjithë njerëzit që e njohën ndër vite e familjen e saj të vogël, dy djemtë Antonion dhe Rianin, si dhe bashkëshortin Arjan. Deri më tani rrethanat e vdekjes së mësueses së Dimalit mbeten të paqarta, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
