
Gjykata e Sarandës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për gjashtë bodigardët e një klubi nate në qytet, të cilët ushtruan dhunë për shkak të detyrës shefin e Seksionit të Krimeve në Komisariatin e Sarandës, Mateo Bakalli.
Bëhet fjalë për shtetasit Marjo Katiraj, 35 vjeç; 38 vjeçari Elgent Ndoj; 35 vjeçari Faik Hoxha; 34 vjeçari Indrit Cullhaj, 31 vjeçari Ardit Kasemi (ushtarak në Zall-Herr), Besnik Sullollari, 29 vjeç. Ndërsa ende në kërkim është 28 vjeçari Pjetër Doçi.
Ngjarja ka ndodhur disa ditë më parë, jashtë ambienteve të një klubi nate, ku disa persona, mes tyre edhe pjesëtarë të sigurisë, ishin përfshirë në një konflikt dhe po dhunonin disa qytetarë.
Në momentin e konfliktit Bakalli ka qenë jashtë shërbimi dhe ka konstatuar përleshjen e disa personave, ka ndërhyrë dhe është prezantuar si shef i Krimeve. Por ndërhyrja e tij ka marrë përmasa të tjera pasi ai ka përfunduar duke u sulmuar nga disa persona. Për rrjedhojë shefi i Krimeve ka marrë plagë të rëndë në trup e fytyrë, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
