
Duket se cdo ditë ka të reja në lidhje me vrasjen e Pëllumb Metës, burrit që u vra në Durrës më 10 shkurt, teksa si të dyshuar për vrasjen e tij janë fëmijët e tij, sidomos vajza 19-vjecare dhe djali 24-vjecar, të cilët kanë ndryshuar disa herë dëshmitë e tyre, duke marrë përsipër krimin, edhe pse për Policinë i akuzuari kryesor vazhdon të mbetet djali i madh i familjes.
Megjithatë, teksa tre fëmijët ndodhen të arrestuar dhe do të mbeten në burg me vendim Gjyakate, deri në përfundimin e hetimit, sipas "Abc News", tashmë edhe bashkëshortja e Pëllumb Metës, Blerina Meta dyshohet si e përfshirë në vrasje, tekesa po hetohet në gjendje të lirë, por ndoshta kjo do të ndryshojë në ditët në vijim.
Gjithashtu pritet që të dalë edhe rezultati i ekspertizës së armës për të zbardhur më shumë detaje nga ngjarja e rëndë, ndërsa "misteri" për Policinë mbetet edhe shkaku që coi pjesëtarët e familjes Meta në këtë krim.
“Policia e Durrësit po vijon hetimet dhe asnjëherë nuk është përjashtuar edhe mundësia se bashkëshortja e Pëllumb Metës mund te jetë përfshirë dhe të ketë pasur rolin e ekzekutorit. Prokuroria nuk e ka arrestuar për të parë detaje të tjera, nëse do të dalin nga Blerina Meta. Sipas grupit hetimor dhe Prokurorisë nuk është i besueshëm versioni se ajo nuk është e përfshirë në këtë krim. Asnjëri prej fëmijëve nuk ka përfshirë nënën duke thënë se nuk ka lidhje me krimin, por duket se policia dyshon të kundërtën dhe për këtë vijojnë hetimet”, - thuhet në raportimin më të fundit për ngjarjen e rëndë.
