LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 21:09

VIDEO/ Projekti në Zvërnec. Kërcënohet me jetë në "Opinion" Agron Shehaj gjatë transmetimit LIVE?

Një situatë e pazakontë dhe me mjaft tension ka ndodhur mbrëmjen e djeshme gjatë transmetimit direkt të emisionit “Opinion”, ku po diskutoheshin projektet e investimeve në Zvërnec.

Pronari i pretenduar i një pjese të tokave në këtë zonë, Artur Shehu, u përfshi në emision përmes një lidhjeje telefonike nga Miami për të dhënë sqarime rreth pronësisë së tij dhe metrave katrorë që zotëron.

Gjatë kësaj ndërhyrjeje, ai refuzoi të pranonte zërat se ka pasur një takim me investitorët e huaj për projektin e ri.

Megjithatë, ajo që ka shkaktuar reagime të shumta në rrjetet sociale është fundi i bisedës, ku Shehu bëri një deklaratë që u interpretua si një kërcënim indirekt ndaj deputetit dhe politikanit Agron Shehaj, i cili ishte i pranishëm në studio.

Gjithçka nisi kur moderatori Blendi Fevziu iu drejtua Artur Shehut me pyetjen: “Është përfolur emri juaj për një takim në ishullin e Arubës në Detin e Karaibeve me persona të tjerë. Keni marrë pjesë në këtë takim dhe a është folur per zhvillimin e pronës?”

Në përgjigjen e tij, Artur Shehu deklaroi: “Në Aruba kam qenë vetëm. Më pëlqen shumë ai paneli që ke, në veçanti Shehaj dhe Llapaj…Lapaj.”

Pas ndërprerjes së lidhjes telefonike, ndërsa Fevziu e kaloi situatën me humor duke u shprehur: “Adriatik, të kam xhan tha…”, kjo deklaratë nuk u pritur aspak mirë nga deputeti Agron Shehaj, i cili reagoi menjëherë në studio duke shprehur shqetësimin për nëntekstin e mundshëm të asaj që u tha live në televizion:

Nuk më pëlqeu mesazhi. Nuk më pëlqeu gjuha, nuk më pëlqeu dhe uroj mos të ketë pasur një nën mesazh apo mesazh. Nuk e di kush është mesazhi. Nëse dikush futet në LIVE dhe thotë ‘sidomos filanin dhe filanin’ është një gjë që mua nuk më pëlqen fare, më la një shije shumë të keqe. Që kjo të ndodhë LIVE në një emision…ne s’po diskutonim për pronën e zotërisë, nuk është normale, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE