LAJME / E Enjte 16 Nëntor 2023, 10:10

VIDEO/ Ndodh 'mrekullia' në Meksikë, statuja e Virgjëreshës Mari nis 'të qajë'

Një statujë e Virgjëreshës Mari në Meksikë është kapur duke qarë, gjë që ka tërhequr qindra vizitorë të dëshmojnë këtë “mrekulli”.

Pamjet shoqëruese tregojnë statujën, e quajtur Virgjëresha e Dolores, e mbështjellë në xham, me një pikë uji që duket se del nga syri i statujës dhe i rrjedh poshtë fytyrës. Thuhet se Maria tërhoqi turma skeptikësh dhe besimtarësh, me shumë pelegrinë që pretendonin se ishte një shenjë nga Zoti.

Statuja, ishte e vendosur në një kishë në qytetin El Canal, Colima, ndërkohë që qindra persona janë dyndur në kishë për të parë mrekullinë e pashpjegueshme që po ndodh, raportoi The Sun, citon Noa.al.

Disa dëshmitarë besojnë se lotët e Virgjëreshës Mari janë reale, pasi skuqja rreth syve të saj tregon se ajo ka qarë.

"Ne mund ta lidhim atë me… normat e dhunës që po përjetohen këtu në shtetin e Colima, gjithashtu këtu në komunitet," tha një banor i zonës.

Colima është etiketuar si qyteti më i rrezikshëm në Meksikë dhe e ka mbajtur atë renditje për gjashtë vjet, sipas organizatës meksikane Këshilli Qytetar për Sigurinë Publike dhe Drejtësi Kriminale.

Sipas Prokurorisë së Colimës, deri në tetor të këtij viti, janë konfirmuar 702 vrasje me dashje. Qeveria amerikane i këshillon njerëzit që të mos udhëtojnë në Colima për shkak të “krimeve dhe rrëmbimeve”.

Qeveria thotë se krimi i dhunshëm dhe aktiviteti i bandave janë të përhapura në shtet, ku shumica e vrasjeve janë atentate në shënjestër kundër anëtarëve të bandave kriminale.

Megjithatë, ka ende disa skeptikë që nuk besojnë se lotët misterioz janë, në fakt, një mrekulli. Profesor Luigi Garlaschelli tha për median se statujat mund të thithin ujin për shkak të materialeve të tyre poroze.

"Ju duhet një statujë e zbrazët e bërë nga suva ose qeramika, e cila duhet të mbulohet nga jashtë me një shtresë të papërshkueshme nga uji," tha Garlaschelli, sipas The Sun.