
Është ndarë nga jeta këtë të martë në moshën 76-vjeçare, Flora Brovina. Ajo ishte një mjeke pediatre, poete dhe aktiviste e të drejtave të njeriut, e njohur për angazhimin e saj në mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në Kosovë.
Gjatë luftës në Kosovë, ajo ishte një nga figurat e rëndësishme në organizimin e ndihmës për civilët dhe viktimat e dhunës. Brovina themeloi dhe drejtoi Qendrën për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve në Prishtinë, e cila ofronte ndihmë mjekësore dhe psikologjike për grat dhe fëmijët e prekur nga dhuna dhe pasojat e luftës.
Pas përfundimit të luftës, Flora vijoi angazhimin e saj në politikë, e cila u zgjodh deputete në Kuvendin e Kosovës në vitin 2001 dhe gjatë karrierës së saj politike mbeti aktive në promovimin dhe mbrojtjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve.
Ndarja e saj nga jeta ka lënë një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë, kolegët dhe të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan. Flora Brovina ka lënë pas një kontribut të rëndësishëm dhe gjurmë për popullin kosovar.
