LAJME / E Martë 15 Shtator 2026, 10:10

GJKKO jep vendimin për Durim Bamin, "i forti i Niklës” ia hedh BUKUR, ja sa vite burg do bëjë

Tre muaj pas pretencës së kërkuar nga Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, GJKKO ka vendosur të shpallë vendimin këtë të martë sa i përket një prej fraksioneve të “Revanshit”, dosje në të cilën bën pjesë Durim Bami dhe gjashtë persona të tjerë.

Burime për mediat konfirmojnë se ndryshe nga sa SPAK kishte kërkuar për të “fortin e Niklës”, Durim Bami do të vuajë 10.8 vite burg sa i përket kësaj dosje. Vendimi është dhënë po ashtu edhe për pjesëtarët e tjerë, mes tyre dhe Aldo Avdyli dhe Henerigert Mitri.

Aldo Avdyli: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar

Edson Jozëik: 15 vite burg, 10 vite me gjykim të shkurtuar

Oltion Zefi: 20 vite burg, 13.4 vite me gjykim të shkurtuar

Henerigert Mitri: 9 vite burg, 6 vite burg me gjykim të shkurtuar

Altin Morina: 13.6 vite burg, 9 vite me gjykim të shkurtuar

Jozi Kraja: 10 vite burg, 6.8 me gjykim të shkurtuar

Durim Bami: 21 vite burg, 14 vite me gjykim të shkurtuar