LAJME / E Mërkurë 29 Korrik 2026, 15:03

Vdiq pasi u dëmtua me fresibël, 65 vjeçari jetonte i VETËM në Tushemisht! Fqinjët tregojnë momentet : E gjetëm të mbuluar në

Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e kësaj të mërkure zonën e Tushemishtit, në Pogradec ku 65 vjeçari Kristaq Çulaku humbi jetën tragjikisht teksa ishte duke punuar në banesën e tij me mjet prerës tip troko/fresibël.

Ndërkohë detaje të reja kanë dalë në dritë nga dëshmitë e fqinjëve të tij, të cilët kanë treguar momentet e tmerrit kur e gjetën 65 vjeçarin të larë në gjak. Fqinjat kanë treguar se i ndjeri jetonte i vetëm prej kohësh, pasi djemtë e tij jetonin në Angli, ndërsa bashkëshortja në Greqi.

Të dyja fqinjat kanë deklaruar se e kishin takuar para se të ndodhte ngjarja, dhe se ai u kishte thënë se do të shkonte në Korçë, por më pas ishte kthyer në banesë për të punuar, pa e ditur që jeta e tij do të prihej në mes papritur.

Po ashtu ato kanë dëshmuar se ambulanca është vonuar rreth 30 minuta, pavarësisht se infermierja e fshatit kishte shkuar shpejt.

“Në mëngjes erdhi te unë, i thashë unë hajde atje ku punojmë, do shkoj në Korçë më tha. Se është një nuse do merrte vizën. Që andej erdhi, hyri dhe këtu te shtëpia këtu pa ca lepuj, vajti mori trokonë se ç’do bënte… u çuditëm, kur po thërrinin erdhëm neve. Atëherë erdha unë, ishin kjo komshia këtu, e gjeta të mbaruar”, u shpreh njëra prej fqinjave.

“I gjallë ishte po u vonua gjysëm ore ambulanca, shërbimi këtu në këtë vend… mbaron kollaj. Vetëm jetonte. Po priste një thikë a një drapër nuk e di. Sa erdhi në shtëpia ime një moment më tha qenkan rritur lepujt, më jep një vazo të vogël të mbjell një borzilok. Pastaj më tha mua ta mbush unë bomblën mos shko ti në Pogradec se do shkoj unë në Korçë kur të kthehem nga Korça. I thahsë unë mos shko në mes të vapës se vete vetë. Pastaj kur plasi “bomba”, kur vajta unë i thirra Kiço, Kiço i hodha ujë nuk u përmend, vetëm bënte “of of”, u rrëzua dhe më shikoi në sy, thirra të tjerë se më dridheshin duart. Lajmëruam ambulancën, infiermerja e fshatit erdhi ndërsa ambulanca ka ardhur shumë me vonesë. Iu mbulua me gjak trupi, i vendosëm lecka në zemra këtu…

Dy djem i ka në Londër në Angli, gruan e ka në Greqi”, shtoi më tej fqinja tjetër.

video credits © Pogradeci Press, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE