
Gjykata Speciale vazhdon paraburgimin e Rexhep Selimit, rrëzon pretendimin për rrezik arratisjeje
Dhomat e Specializuara në Hagë kanë vendosur vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit, duke vlerësuar se ai vazhdon të paraqesë rrezik për ndërhyrje në procesin gjyqësor dhe për kryerjen e veprave të tjera penale.
Megjithatë, Trupi Gjykues ka rrëzuar pretendimin e Zyrës së Prokurorit të Specializuar se ekziston rrezik i arratisjes së Selimit. Në vendimin e tij, Gjykata thekson se, ndonëse ky rrezik nuk mund të përjashtohet plotësisht, në këtë fazë ai nuk përbën bazë të mjaftueshme ligjore për të justifikuar vazhdimin e paraburgimit.
“Prandaj, megjithëse rreziku i arratisjes nuk mund të përjashtohet plotësisht, Trupi Gjykues vlerëson se vazhdimi i paraburgimit të z. Selimi nuk mund të justifikohet në këtë fazë mbi bazën e rrezikut të arratisjes, siç parashihet në nenin 41(6)(b)”, thuhet në vendim.
Në arsyetimin e tij, Trupi Gjykues thekson se Selimi mbetet një figurë me ndikim në Kosovë dhe se, për shkak të informacioneve që ka marrë gjatë zhvillimit të procesit gjyqësor, ekziston rreziku i ndërhyrjes në procedurat gjyqësore nëse ai lirohet.
Sipas dispozitivit të vendimit të datës 28 korrik 2026, të nënshkruar nga kryetari i Trupit Gjykues, gjyqtari Charles L. Smith III, është urdhëruar vazhdimi i paraburgimit për Rexhep Selimin.
Po ashtu, mbrojtja e Selimit është udhëzuar që deri të premten, më 21 gusht 2026, të dorëzojë një version publik të redaktuar të njoftimit për heqjen dorë nga rishikimi i paraburgimit ose, nëse e konsideron të nevojshme, një kërkesë për riklasifikim.
Duke qenë se më 16 shtator 2026 pritet shpallja e aktgjykimit të shkallës së parë në këtë çështje, Trupi Gjykues ka udhëzuar palët që të mos paraqesin parashtresa të tjera lidhur me rishikimin e masës së paraburgimit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
