
Një tërmet me magnitudë 4.5 ballë ka tronditur mbrëmjen e kësaj të marte Janinën.
Sipas të dhënave të Institutit Gjeodinamik grek, tërmeti është regjistruar rreth orës 23:10, me epiqendër 9 kilometra në perëndim-jugperëndim të Asprangelës dhe rreth 15 kilometra larg qytetit të Janinës.
Sakaq, bëhet me dije se lëkundja ka pasur një thellësi rreth 5 kilometra, duke bërë që të ndihej më fort në zonat pranë epiqendrës.
Lëkundjet raportohet se janë dëgjuar dhe në jug të Shqipërisë. Ndërsa fatmirësisht nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
