LAJME / E Shtunë 12 Shtator 2026, 06:06

Spliti i Kroacisë nën ujë: Stuhia e fuqishme përmbyt qytetin brenda pak minutave

Sot një stuhi e fuqishme me rrebeshe të dendura shiu dhe erëra me shpejtësi deri në 95 km/h ka përfshirë qytetin e Splitit në Kroaci, duke shkaktuar përmbytje të mëdha. Për më pak se një orë, në qytet ranë mbi 70 litra shi për metër katror—një sasi që tejkalon mesataren e të gjithë muajit shtator.

Reshjet e dendura bllokuan sistemin e kanalizimeve, duke bërë që uji të vërshojë në rrugët kryesore. Qarkullimi i automjeteve u ngadalësua ndjeshëm, ndërsa në shumë pjesë të qytetit makinat u sforcuan për të kaluar përmes ujit.

Më shumë se 60 ndërhyrje urgjente

Shërbimet e zjarrfësve dhe ndërmarrjes së ujësjellësit kanë marrë me dhjetëra thirrje për ndihmë. Uji ka depërtuar në Garazhe, bodrume dhe banesa përdhese.

 

Pas javëve me nxehtësi mbi 30°C, stuhia solli një rënie të menjëhershme të temperaturës në 21°C–22°C. Autoritetet kanë nxjerrë alarm portokalli për shkak të mundësisë për rrebeshe të reja dhe stuhish gjatë ditës. meteoballkan.com