LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 22:10

Vajzat thanë se kanë gjetur një varr fëmije në Dajt, reagon qytetari: Është varri Pablos, qenit tim!

Varri i pretenduar i një fëmije në Dajt nga një gup vajzash del se është varri i një qeni.. Lidhur me lajmin që qarkulloi ka reaguar i zoti i kafshës së ndjerë.

Rrëfimi i ndjerë i qytetarit:

“Përshëndetje JOQ. Ky është qeni im Pablo. Ndërroi jetë më 28 mars 2025 si pasojë e një sëmundjeje. Kam video të momenteve të tij të fundit, të cilat i ka konfirmuar edhe veterineri,” rrëfeu i zoti për redaksinë e JOQ me zërin e mbushur me emocione të trishta. Në një akt të dhimbshëm, por edhe me shumë dashuri, ai u përpoq t’i jepte një prehje dinjitoze qenit të tij. Duke mos pasur asnjë institucion apo hapësirë publike të dedikuar për varrosjen e kafshëve shtëpiake në Shqipëri, ai mori rrugën drejt malit të Dajtit në orët e vona të natës. “Për arsye se qeni ndërroi jetë në mesnatë, shkova në Dajt dhe, për shkak të mungesës së ndriçimit, zgjodha vendin më të përshtatshëm që gjeta për ta varrosur. Mbulesa që disa mund ta kenë keqkuptuar si ‘kapele’, është në fakt një batanije që përdora për ta mbuluar me respekt për herë të fundit,” sqaron ai. Përmes këtij rrëfimi, ai ngre zërin për mungesën e theksuar të strukturave publike që të ofrojnë një trajtim të denjë në rastet e vdekjes së kafshëve shtëpiake. “Kafshët janë pjesë e familjes për shumë prej nesh. Por në fund, nuk kemi asnjë zgjidhje se ku t’i varrosim me dinjitet,” përfundon ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE