LAJME / E Hënë 27 Nëntor 2023, 00:12

Vajza e sëmurë me kancer, burri i paralizuar, Nashiferi në lot: Kam 100 halle!

Nashiferi është nëna që është sjellë në “Shihemi në Gjyq” nga vajza e saj, Dorina. Ajo shfaqet e ngashëryer në insertin prezantues të rubrikës së “E Diela Shqiptare” në Tv Klan dhe mes dhimbjes, thotë se është një hallexhie.

Përveç vajzës, Dorinës e cila është e sëmurë me kancer në shtyllën kurrizore, bashkëshorti i Nashiferit është i paralizuar prej 25 vjetësh.

Nashifer: Nëna nuk është për televizione! Nëna jam me 100 halle! Nëna jetoj me një burrë të paralizuar që i shërbej prej 25 vjetësh. Nëna nuk është për të zgjidhur halle. Unë jam një hallexhie që të më ndihmojnë t’i zgjidh hallet.

Ardit Gjebrea: Paske edhe babain me probleme?

Dorina: Po, babai im ka 30 vjet i paralizuar.

Ardit Gjebrea: Me sa po shoh, hallet i paskan rënë…

Dorina: Unë zoti Ardit, kam qenë jetime me prindër gjallë!

Nashiferi hyn në studio e përlotur dhe e revoltuar ndaj faktit që Dorina e ka sjellë në seancën e ndërmjetësimit.

Nashifer: Ti ke sjellë nënën tënde këtu? Më solle në gjyq para të gjithë shqiptarëve? Të më shohë e gjithë bota, të më gjykojë mua? Si ka mundësi Dorina?/tvklan.al