LAJME / E Hënë 16 Qershor 2025, 12:12

U vetëplagos me armë zjarri, 35-vjeçari dërgohet për mjekim te Trauma

Rreth orës 04:10 të mëngjesit, në lagjen “Pavarësia” të qytetit, një ngjarje e rëndë ka ndodhur në apartamentin ku jetonte shtetasi A. M., 35 vjeç. Dyshohet se 35-vjeçari është vetëplagosur me armë zjarri pistoletë.

Pas ndihmës së parë mjekësore, A. M. është transportuar për ndihmë të specializuar në Spitalin e Traumës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendin e ngjarjes, është sekuestruar armëa e zjarrit, një pistoletë tip Glock, që dyshohet se ka shërbyer për plagosjen e tij.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe dokumentimin e saj.

Ky i ri është një figurë e njohur për policinë e Vlorës, pasi në korrik të vitit 2023 është arrestuar së bashku me një shok të tij për mbajtje dhe lëvizje të armëve pa leje, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE