LAJME / E Shtunë 25 Nëntor 2023, 13:01

U përplas me mjet mëngjesin e sotëm, ky është i iu që humbi jetën në aksident

I riu në foto është Arlind Qendro 34 vjeç.

Ai humbi jetën sot në orët e para të mëngjesit pasi automjeti dali nga rruga dhe u përplas në anë të saj.

Aksidenti ka ndodhur në hyrje të qytetit të Sarandës.

Në vendin e ngjarjes shkuan policia dhe grupi hetimor për të zbardhur rrethanat e aksidentit.