LAJME / E Premte 5 Qershor 2026, 17:05

Tronditëse! Fëmija 6-vjeçar humb jetën mes flakëve që përfshinë shtëpinë - detaje

Një ngjarje e rëndë ka tronditur sot qytetin e Banja Lukës në Bosnje e Hercegovinë, ku një fëmijë 6-vjeçar ka humbur jetën në një zjarr që shpërtheu në një shtëpi familjare. Përveç viktimës së mitur, disa persona të tjerë kanë mbetur të lënduar.

Sipas informacioneve nga shërbimet kompetente, zjarri është raportuar rreth orës 10:30 në rrugën “Karagjorgjeva”, në lagjen Laush. Menjëherë pas njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e zjarrfikësve, ndihmës së shpejtë dhe policisë.

Zjarrfikësit kanë ndërhyrë pas informacioneve se në shtëpi ndodheshin persona të bllokuar nga flakët, duke e bërë operacionin e shpëtimit veçanërisht të vështirë dhe urgjent.

Nga Brigada e Mbrojtjes dhe Shpëtimit nga Zjarri kanë konfirmuar se një fëmijë ka humbur jetën në këtë tragjedi, ndërsa disa persona të tjerë kanë pësuar lëndime.

Shkaqet e zjarrit ende nuk dihen. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes tragjike që ka tronditur opinionin publik në rajon, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE