LAJME / E Hënë 8 Qershor 2026, 16:04

Tragjike/ Gjendet i pajetë shqiptari i zhdukur prej disa ditësh në vendin fqinj, dyshohet se ra nga një shkëmb (EMRI/Foto)

Ka përfunduar në mënyrë tragjike odiseja e kërkimeve për shtetasin shqiptar Gentian Vasil, 50 vjeç, i cili rezultonte i zhdukur në shtetin fqinj që prej datës 29 maj 2026. Ai është gjetur pa shenja jete pas disa ditësh kërkimesh intensive.

Lajmi i rëndë është konfirmuar zyrtarisht nga familjarët e tij, të cilët përmes një mesazhi kanë falënderuar të gjithë ata që u angazhuan, ndihmuan në terren dhe shpërndanë njoftimet për gjetjen e tij.

Nga të dhënat e para paraprake, dyshohet se 50-vjeçari ka humbur jetën aksidentalisht si pasojë e rënies nga një lartësi shkëmbore. Trupi i pajetë është transportuar drejt morgut, ndërsa autoritetet policore greke kanë nisur veprimet procedurale dhe po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë.

Më herët, familjarët e Vasilit kishin denoncuar zhdukjen e tij në zonën e Magoulas në Atikë, duke vënë në lëvizje strukturat ligjzbatuese greke dhe komunitetin shqiptar atje. Pavarësisht shpresave të familjes gjatë ditëve të kërkimit, operacioni u mbyll me gjetjen e trupit të pajetë të 50-vjeçarit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE