
Vrasja e efektivit të Policisë së Shtetit, Enea Mekolli, gjatë operacionit për kapjen e një personi të shumëkërkuar në Maliq, ka tronditur opinionin publik dhe ka rikthyer në vëmendje historinë e dhimbshme të familjes së tij.
Vetëm 34 vjeç, Enea Mekolli humbi jetën në orët e para të mëngjesit të së enjtes, teksa ishte në krye të detyrës. Babai i një fëmije të mitur, ai u qëllua për vdekje gjatë ndërhyrjes policore për arrestimin e Violand Braçellarit.
Por kjo nuk është hera e parë që familja Mekolli përballet me një humbje të rëndë. Disa vite më parë, familja humbi edhe djalin tjetër, i cili gjithashtu shërbente në radhët e Policisë së Shtetit. Ai ndërroi jetë pas një beteje me leuçeminë, duke lënë pas dhimbje të thellë për të afërmit.
Sot, familja po përjeton një tjetër tragjedi të rëndë. Brenda pak vitesh, dy djemtë e saj, të dy efektivë policie, kanë humbur jetën në rrethana të ndryshme, duke lënë një plagë të thellë te prindërit, familjarët dhe komuniteti ku jetonin.
Sipas raportimeve nga vendngjarja, ceremonia mortore e Enea Mekollit pritet të zhvillohet në ditët në vijim, ndërsa mesazhet e ngushëllimit dhe solidaritetit kanë ardhur nga kolegë, qytetarë dhe institucione të ndryshme.
Ngjarja ka ngjallur reagime të shumta, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit ku humbi jetën efektivi 34-vjeçar, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
