
Katër punëtorë të huaj bujqësorë humbën jetën pasi u dogjën të gjallë brenda një automjeti në Amedolara të Italisë, në një ngjarje tragjike që ka tronditur vendin. Policia italiane ka arrestuar dy shtetas pakistanezë të dyshuar për përfshirje në këtë krim.
Sipas mediave italiane, tre nga viktimat janë shtetas afganë, ndërsa i katërti është nga Pakistani. I vetmi i mbijetuar, një punëtor afgan që arriti të shpëtojë duke thyer xhamin e makinës, është kthyer në dëshmitar kyç për hetimet.
Zjarri ka shpërthyer rreth orës 13:00 pranë një pike karburanti, ndërsa një re e madhe tymi i zi është parë nga disa kilometra larg. Zjarrfikësit ndërhynë menjëherë, duke u fokusuar fillimisht në parandalimin e përhapjes së flakëve drejt depozitave të karburantit, për të shmangur një katastrofë edhe më të madhe.
Pas shuarjes së zjarrit, trupat e viktimave u gjetën brenda automjetit.
Hetuesit dyshojnë se bëhet fjalë për një zjarrvënie të qëllimshme. Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, dy persona shihen duke bllokuar dyert e makinës, ndërsa një lëng i ndezshëm dyshohet se derdhet mbi automjet, pas së cilës makina merr flakë dhe autorët largohen nga vendngjarja.
Prokuroria në Kastrovillari ka urdhëruar arrestimin e dy shtetasve pakistanezë nën akuzën e vrasjes së rëndë. Ata janë ndaluar pas disa orësh marrjeje në pyetje në Kozenca, ndërsa hetimet vazhdojnë në bazë të pamjeve të kamerave të karburantit.
Një rol të rëndësishëm në zbardhjen e ngjarjes ka luajtur i mbijetuari afgan, i cili në një intervistë për programin rajonal TGR ka përshkruar rrethanat e punës dhe jetesës së grupit. Sipas tij, punëtorët kishin nisur punë në një fermë me korrje luleshtrydhesh dhe transportoheshin çdo ditë nga dy ndërmjetës pakistanezë.
Ai ka deklaruar se fillimisht pagesat bëheshin në para të gatshme, por më vonë paga ishte ndryshuar në 45 euro në ditë. Më pas, sipas dëshmisë së tij, punëtorëve u ishte kërkuar të paguanin edhe 5 euro në ditë për transport, gjë që kishte krijuar konflikte.
Sipas dëshmisë së të mbijetuarit, mosmarrëveshjet rreth pagesës dhe transportit mund të kenë qenë një nga shkaqet që çuan në këtë ngjarje tragjike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
