LAJME / E Enjte 9 Korrik 2026, 22:10

Tragjedi në Gjermani: Pitbulli i merr jetën vajzës 4-vjeçare brenda banesës

Një vajzë katërvjeçare ka humbur jetën të mërkurën pasdite pas një sulmi nga një qen pitbull në zonën e Osternienburger Land, në Gjermani.

Policia, ekipet e emergjencës dhe mjeku i urgjencës u njoftuan rreth orës 16:00 pas një telefonate, dhe pavarësisht përpjekjeve të shumta për ta rikthyer në jetë, ekipet mjekësore nuk arritën ta shpëtonin fëmijën. Mjeku i urgjencës vetëm sa mundi të konstatonte vdekjen e saj, raportojnë mediat gjermane.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, vajza dhe qeni ndodheshin në të njëjtën banesë. Dyshohet se kafsha e ka sulmuar fëmijën, duke i shkaktuar plagë fatale.

Kur mbërritën në vendngjarje, forcat e policisë nuk konstatuan më rrezik të menjëhershëm nga qeni. Ekipet e shpëtimit nisën menjëherë masat e reanimimit, por ndërhyrja rezultoi e pasuksesshme.

Policia e Dessau-Roßlaut bëri të ditur se qeni është marrë nën kontroll pas incidentit dhe i është dorëzuar një institucioni për mbrojtjen e kafshëve. Sipas autoriteteve, aktualisht kafsha nuk paraqet më rrezik për njerëzit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE