
Një tjetër incident është regjistruar në festën e 35-vjetorit të Partisë Socialiste në Vlorë.
Një e re, e cila ka bërë thirrje kundër kryeministrit Edi Rama, është larguar me forcë nga punonjësit e sigurisë së eventit. Në një moment, ata kanë tentuar të mos e lejojnë të flasë, duke i vendosur dorën në gojë.
Më pas kanë ndërhyrë qytetarë të tjerë, të cilët i kanë dalë në mbrojtje të resë. Nuk dihet nëse ajo është shoqëruar në polici.
Ndërkohë, më herët, punonjësit e sigurisë kanë grisur pankartën e një qytetareje që mbështeste protestën kundër investimit në Zvërnec.
Sipas raportimeve, siguria nuk e ka lejuar qytetaren të vijojë thirrjet e saj, duke krijuar tension mes punonjësve dhe disa prej të pranishmëve në festën e PS-së në Sheshin e Flamurit në Vlorë.
<iframe src="https://www.facebook.com/plugins/video.php?height=476&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Freel%2F2664776047252630%2F&show_text=false&width=267&t=0" width="267" height="476" style="border:none;overflow:hidden" scrolling="no" frameborder="0" allowfullscreen="true" allow="autoplay; clipboard-write; encrypted-media; picture-in-picture; web-share" allowFullScreen="true"></iframe>
Video Credits: Disidentët , do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE
