
Një lidhje e ngushtë mes preparateve pesticide që përdoren në ushqim dhe uljes së përqëndrimit të spermës është zbuluar së fundmi.
Afro 25 studime të kryera lidhur me këtë gjë në 50 vitet e fundi japin këtë lajmë alarmant.
Një ekip studiuesish në Kolegjin Universitar George Mason të Shëndetit Publik, si dhe Universitetin Verilindor në SHBA, kanë publikuar kërkime që tregojnë një lidhje të fortë midis ekspozimit ndaj pesticideve të zakonshme dhe numrit më të ulët të spermës.
Në mënyrë të veçantë, ato studime shikuan ndikimet e ekspozimit ndaj dy klasave të insekticideve të përdorura gjerësisht, organofosfateve dhe karbamateve N-metil me ekipin hulumtues që gjeti lidhje të qëndrueshme me përqendrim më të ulët të spermës përgjatë studimeve.
"Të kuptuarit se si insekticidet ndikojnë në përqendrimin e spermës tek njerëzit është kritike duke pasur parasysh praninë e tyre të kudondodhur në mjedis dhe rreziqet e dokumentuara riprodhuese," tha Lauren Ellis, një studente doktorature në Universitetin Northeastern e përfshirë në projektin kërkimor.
“Insekticidet janë një shqetësim për shëndetin publik dhe të gjithë meshkujt, të cilët ekspozohen kryesisht përmes konsumimit të ushqimit dhe ujit të kontaminuar”, shtoi ajo.
Sipas Bibliotekës Kombëtare të Mjekësisë në SHBA, pesticidet organofosforike (OPs) janë një nga klasat më të zakonshme të kimikateve që përdoren për kontrollin e insekteve te perimet për shkak të efikasitetit të tyre të lartë dhe spektrit të gjerë të aktivitetit.
Mbetjet e OP-ve ka të ngjarë të gjenden në ushqime të zakonshme si sallata dhe lakra. Karbamatet N-metil janë po aq të përhapur në një spektër të kulturave bujqësore, frutash dhe perimesh, sipas Qendrave të SHBA për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).
Përqendrimi i spermës, ose dendësia e spermës i referohet numrit të spermës për mililitër spermë dhe ka një ndikim të rëndësishëm në fertilitetin.
Studiuesit gjithashtu që rezultaten mbeten befasuese duke motivuar kështu politikbërësit që të njohin këtë dëm në shëndetin publik duke marrë masa. Në 50 vitet e fundit, numri i spermës është përgjysmuar në të gjithë botën.
Kujtojmë që një studim nga Shkolla e Shëndetit Publik të Jerusalemit, i botuar vitin e kaluar gjithashtu tregoi se tendenca është përshpejtuar që nga fundi i shekullit.
