LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 16:04

SPAK i dorëzon Policisë së Shtetit dhe Interpol-it 24 urdhër-arreste, nis administrimi shtetëror i rreth 500 aseteve të bllokuara

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) u ka dorëzuar Policisë së Shtetit dhe Interpolit

24 urdhër-arreste në kuadër të hetimeve për dy dosje të rëndësishme të krimit të organizuar, atë të njohur si “Aruba” dhe dosjen që lidhet me trafikimin e rreth 50 tonëve kokainë.

Ndërkohë, për afro 500 asete të sekuestruara në kuadër të këtyre hetimeve, Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara ka nisur procedurat për emërimin e administratorëve shtetërorë.

Pasuritë përfshijnë biznese, shoqëri tregtare, hotele, prona të paluajtshme, llogari bankare dhe asete të tjera me vlerë të konsiderueshme ekonomike, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE