LAJME / E Premte 19 Qershor 2026, 21:09

“S’kena me u pa mo bashkë”/ Publikohet VIDEOJA e Ballukut duke kënduar krah Flori Mumajesit

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka shpërndarë në Facebook një video të shkurtër ku shihet ish-zv.kryeministrja Belinda Balluku duke kënduar.

Balluku shihet në krah këngëtarit Flori Mumajesi duke iu bashkuar refrenit të këngës “Plas”.

Nuk dihet kur është xhiruar kjo video, por fjalët “s’kena me u pa mo bashkë” sot marrin tjetër kuptim.

Pas vënies nën akuzë nga SPAK për korrupsion, fshehje pasurie dhe shpërdorim detyre, Balluku është zhdukur nga daljet publike. E fundit ishte në 12 qershor në festën e 35-vjetorit të PS në Tiranë./LAPSI.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE