LAJME / E Hënë 26 Shtator 2022, 10:10

‘S’kam asnjë pikë gja.ku grek’, Rama i përgjigjet ashpër ministrit grek: Asnjë qelizë imja s’është greke, ortodok

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me pretendimet e ministrit të Jashtëm grek se ai kishte origjinë greke. Rama tha se nuk kishte asgjë të keqe por origjina e tij ishte vetëm shqiptare, duke vënë edhe pikat mbi “i” lidhur me komunitetin ortodoks.


Kreu i qeverisë tha se ortodoksët e Shqipërisë nuk ishin grekë por shqiptarë ashtu sikur edhe minoriteti ishte edhe grek e ortodoks.

Pjesë nga fjala e Ramës: 

“Nuk dua që të bëjmë polemika. Thashethemet me komshiun janë kollaj. Nuk do të isha aspak i mërzitur nëse do të kisha edhe një pjesë të gjakut grek po nuk kam asnjë qelizë greke. Unë kam në dejet e mia një miks. Dhe nuk do isha aspak i mërzitur nëse do kisha një pjesë gjaku grek por nuk kam asnjë qelizë dhe nuk e kam pasur prurje. Ndërkohë që kam ca rrjedha të tjera. Ashtu sikundër kam rrjedhja nga Shkodra, Mirëdita, Berat, Vunoi. Nga ana tjetër dua ta them qartë se për mua ortodoksët shqiptarë nuk janë ortodoksë grekë që të jemi të qartë edhe për këtë. Duke qënë se në pikëpamjen fetare kam edhe rrjedhë katolike e ortodokse dhe për vulletin e gjyshes jam vetë katolik dua ta nënvizoj shumë qartë. Ne e kemi të ndarë këtë pjesë, ata e kanë bashkë. Ndërkohë që vëllezrit tanë të minoritetit janë grekë dhe ortodokse. Sa i përket marrëdhënieve dëshira dhe qëllimi janë më të mirat e mundshme. Duam miqësi, mirëkuptim dhe respekt sepse marrëdhëniet nuk varen nga origjina e kujt është në pushtet. Kjo nuk ka rëndësi.” / dosja.al