Një pazar politik i paprecedentë po zbulohet në Vlorë, ku pas dorëheqjes së të gjithë drejtorëve të varësisë në bashki, fshihet një marrëveshje e errët midis Edi Ramës dhe Sali Berishës.
Lëvizjet e fundit nuk janë aspak reformë apo analizë pune, por pjesë e një skenari të qartë politik për të shpërblyer segmentet e opozitës që ndihmuan në përçarjen e Partisë Demorkatike në zgjedhjet e 11 majit.
Emërimi i Genc Deromemajt në krye të Hipotekës së Vlorës ishte sinjali i parë i një riorganizimi të planifikuar, ku drejtori i Hipotekës, disa drejtori dhe nënkryetari i Bashkisë do t’i kalojnë përfaqësuesve të “opozitës së blerë”.
Burime të sigurta thonë se marrëveshja mes Ramës dhe Berishës ka për qëllim mbajtjen e kontrollit mbi Vlorën nëpërmjet infiltrimit të figurave të diskredituara nga PD në administratën socialiste.
Deromemaj, ish-kandidat i Partisw Demokratike për Bashkinë e Vlorës dhe eksponent me ndikim lokal, u përdor si levë për të tërhequr elektoratin gri dhe për të dëmtuar kandidaturat e Berishës në terren. Tani ai shpërblehet me një nga postet më të rëndësishme në qark, ndërsa në listë janë edhe figura të tjera të lidhura me të njëjtin grup, që pritet të zënë pozicionet drejtuese në disa drejtori dhe Bashkinë e Vlorës. Por kjo strategji ka zemëruar thellë bazën socialiste në Vlorë, ku militantët ndihen të tradhtuar dhe të përjashtuar nga pushteti që i përkiste tyre. Për herë të parë në historinë e Partisë Socialiste, strukturat në terren flasin hapur për “kolonizimin” e partisë nga ish-kundërshtarët politikë. Të pakënaqurit paralajmërojnë për pasoja të rënda në zgjedhjet e ardhshme, duke akuzuar lidershipin për shitje të vlerave dhe përkrahje të oportunistëve. Ndërkohë, Kryeministri Rama ka vënë një afat deri më 15 korrik për të zyrtarizuar ndryshimet, duke e mbuluar gjithë këtë pazar me petkun e “analizës së performancës”.
Por realiteti është krejt tjetër: emrat janë përzgjedhur më parë në tavolinë, dhe dorëheqjet nuk kanë qenë as të vullnetshme, as të motivuara nga dështime menaxheriale. Ndërkohë që vendet po hapen për të përmbushur marrëveshjen Rama-Berisha, që ka vetëm një qëllim: mbajtjen me çdo kusht të pushtetit përmes thyerjes së opozitës dhe kontrollit total të territorit. Pra e gjithë kjo panoramë tregon se në Vlorë, loja politike nuk zhvillohet më mes të majtës dhe të djathtës, por mes pazareve të mbyllura dhe shkatërrimit të çdo ideali politik.
Çfarë po ndodh në Bashkinë e Vlorës?
Ndërkohë theksojmë se pas ultimatumit të qartë të dhënë nga kryeministri Edi Rama gjatë vizitës së tij në Bashkinë e Vlorës, të gjithë drejtuesit e drejtorive të varësisë lokale kanë paraqitur dorëheqjen pranë Kryebashkiakut Ermal Dredha. Burime nga brenda Bashkisë bëjnë me dije se menjëherë pas largimit të Ramës nga ambientet e institucionit të enjten, Kryetari Ermal Dredha ka mbledhur të gjithë drejtuesit dhe ka kërkuar zyrtarisht dorëheqjen e tyre. Ndërkohë, Kryeministri ka ngritur dy grupe pune për të çuar përpara procesin e reformimit dhe analizës së thelluar në nivel vendor:
Grupi i parë, i përbërë nga Bledi Çuçi, Vullnet Sinaj dhe Pirro Vengu, do të ketë në fokus analizimin dhe vlerësimin e performancës së drejtuesve rajonalë. Sipas Ramës, çdo drejtues që nuk ka kryer detyrën ashtu siç duhet, duhet të japë dorëheqjen, ndërsa zëvendësuesit e tyre do të kalojnë në një periudhë prove tre-mujore për të vërtetuar aftësitë e tyre.
Grupi i dytë, ku bëjnë pjesë Brisilda Çakerri, Zamira Sinaj dhe Evis Alushi, do të analizojë emrat e mundshëm për drejtuesit e rinj të Bashkisë së Vlorës.
Kryeministri ka kërkuar që deri më 15 korrik të përfundojë analiza për të gjithë drejtuesit, si dhe të jenë gati emrat konkretë për zëvendësimet, duke u bazuar edhe në propozimet që do të vijnë nga strukturat e Partisë Socialiste në Vlorë. Mësohet se në mbledhjen e zhvilluar me dyer të mbyllura në Bashkinë e Vlorës, shumë prej pjesëmarrësve kanë qenë të thirrur personalisht nga vetë Kryeministri. Të pranishëm kanë qenë edhe deputetët e Qarkut, ku dy prej tyre, Erjona Ismaili dhe Zamira Sinaj, kanë qenë mjaft kritikë ndaj punës së Bashkisë. Në sy të të gjithëve, ato janë ankuar për vonesat dhe zvarritjet që, sipas tyre, po bëhen në zgjidhjen e problematikave të qytetarëve. Reformimi në administratën lokale të Vlorës pritet të sjellë një “pastërti” të thellë në radhët drejtuese, teksa Kryeministri ka paralajmëruar qartë se askush nuk do të mbajë postin nëse nuk e justifikon me punë konkrete.
EMRAT e 21 drejtorëve që ikin
Zambak Selmanaj- drejtor i Infrastrukturës dhe Urbanistikes
Olsi Durrolli-drejtor i përgjithshëm i Ekonomisë
Dorjan Demiri-drejtor i përgjithshëm Juridik
Kozma Mali-drejtor i Financave
Emiljano Ismalili-drejtor i policisë bashkiake
Sokol Kananaj- drejtor i tatimeve pranë bashkisë
Jovan Jaupaj-drejtor i Aseteve
Arlinda Tepelena-drejtor i Turizmit
Dorjan Xhelili-drejtor NSHP
Francesko Tozaj-drejtor i Pastrimit
Endri Rrokaj-drejtor i Gjelbërimit
Anila Hitaj-drejtoreshë e shtëpisë se foshnjës
Irena Stasa-drejtoreshë e Shërbimeve Sociale pranë bashkisë
Elida Grabova-drejtoreshë e shtepise per personat me probleme mendore
Lorela Ballaj -drejtoreshë e shtëpisë se fëmijëve me aftësi të veçanta
Ardian Vreshtazi -drejtor i Emergjencave Civile
Sokol Toto-drejtor i teatrit Petro Marko
Genci Demiraj-drejtor i Pallatit të Kulturës
Laura Brinja-drejtoreshë e burimeve njerëzore
Igli Zahaj-drejtor i IMT
Elona Merkaj-drejtore e Pallatit të Sportit, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE