LAJME / E Shtunë 5 Korrik 2025, 17:05

E tm*rrshme! 18 persona h*dhen nga avioni dhe lêndohen, ja p*niku i madh

Një alarm i rremë për zjarr në një avion të Ryanair në Aeroportin Palma të Majorkës ka shkaktuar panik dhe lëndime të lehta te 18 pasagjerë, të cilët u hodhën nga krahët e avionit për të shpëtuar.

Fluturimi nga Palma drejt Mançesterit u ndërpre pas sinjalit të rremë të alarmit për zjarr. Pasagjerët dolën nga rrëshqitëset emergjente, por disa prej tyre u lënduan gjatë largimit nga avioni. Gjashtë prej tyre u transportuan në spitalet lokale, ndërsa të tjerët morën ndihmë mjekësore në vend.

Pamjet filmike tregojnë pasagjerët duke u hedhur nga krahët e avionit, ndërsa zjarrfikësit dhe policia mbërritën në vendngjarje. Autoritetet thanë se incidenti shkaktoi momente të tensionuara dhe panik te udhëtarët, por shumica e tyre u larguan në mënyrë të organizuar.

Autoritetet lokale konfirmuan se nuk kishte lëndime serioze dhe se incidenti ishte shkaktuar nga një sinjal i rremë alarmi për zjarr. JOQ, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE