
Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, ka njoftuar dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares së Partisë Socialiste në Vlorë, post të cilin e mbante prej më shumë se një viti.
Lajmin Ismaili e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetet sociale, duke sqaruar se vendimi vjen në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të strukturave të Partisë Socialiste.
Në mesazhin e saj, ministrja ka falënderuar kryeministrin dhe kryetarin e Partisë Socialiste, Edi Rama, për besimin e dhënë, ndërsa ka theksuar se gjatë periudhës 1-vjeçare e 3-mujore në drejtimin e degës së Vlorës është përpjekur ta ushtrojë detyrën me përkushtim, korrektësi dhe integritet.
LEXO EDHE: E gjithe Bota po “çmèndet” pas këtij emri, Nëse prísni vajzë mùnd t’i vèndòsni
“Ka qenë privilegj dhe përgjegjësi që për 1 vit e 3 muaj, të drejtoja si bashkëkryetare Partinë Socialiste të Vlorës, falë besimit dhe mundësisë së dhënë nga Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama. Një detyrë që jam përpjekur ta ushtroj me përkushtim, korrektësi dhe integritet, e vetëdijshme për përgjegjësinë që mbart drejtimi dhe përfaqësimi i një strukture kaq të rëndësishme”, shkruan Ismaili.
Ajo bën të ditur se dorëheqja synon t’i hapë rrugë procesit të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të strukturës socialiste në Vlorë.
LEXO EDHE: Ndahet nga jeta në moshën 35-vjeçare drejtori i lartë i shtetit, para pak orësh bëri dedikimin emocionues për shokun e tij
“Sot, në kuadër të fazës së fundit të riorganizimit të Partisë Socialiste, jap dorëheqjen nga detyra e bashkëkryetares, duke i hapur rrugë procesit demokratik të përzgjedhjes së drejtuesve të rinj të Partisë Socialiste të Vlorës”, deklaroi ajo.
Dorëheqja e Ismailit vjen në një moment kur Partia Socialiste po vijon procesin e riorganizimit të strukturave të saj lokale, ndërsa pritet që në vijim të përcaktohen edhe emrat që do të marrin drejtimin e degës së PS-së në Vlorë.
Deri tani nuk është bërë i ditur emri i pasuesit apo pasuesve të saj në drejtimin e strukturës lokale, ndërsa procesi pritet të vijojë sipas procedurave të brendshme të Partisë Socialiste
