LAJME / E Diel 30 Gusht 2026, 22:10

Dalin pamjet, momenti kur presidenti Alban Xhaferi u fut i “tërbuar” në dhomat e zhveshjes dhe goditi me GRUSHT asistentin e arbitrit (Video)

Vllaznia e drejtuar nga Edi Martini nuk shkoi më shumë se barazimi 1 – 1 kundër Elbasanit, ndeshje e vlefshme për javën e 2-të në Abissnet Superiore.

Kjo përballje u shoqërua me tensione, polemika dhe pretendime për dy gola të anuluar në dëm të shkodranëve, aq sa presidenti i Vllaznisë, Alban Xhaferi nuk i mbajti dot nervat, duke goditur me grusht asistentin e dytë, Ergys Spahiu.

Në rrjetet sociale, por qarkullon video e kapur nga tifozët, ku Alban Xhaferi futete në tunel i “tërbuar”, ndonëse lojtarët dhe stafi përpiqen ta ndalin.

Duket se kjo ka qënë nisja e ngjarjes së dhunshme, e cila degradoi deri në përplasje fizike