LAJME / E Hënë 31 Gusht 2026, 01:01

“Deri më 25 shtator!”/ Ministri i Brendshëm jep lajmin e mirë për punonjësit e shtetit…

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari bëri me dije se punonjësit e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës dhe Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore mund të përfitojnë nga programi i qeverisë Rama për kreditë me zero për qind interes bankar.

Lamallari solli si shembull rastin e Xhestinës, punonjëse të Policisë së Shtetit, e cila ka përfituar një banesë përmes këtij programi.

Sipas tij, mbështetja synon të shpërblejë punën dhe sakrificën e punonjësve të strukturave të sigurisë dhe familjeve të tyre.

Ministri u ka bërë thirrje punonjësve që plotësojnë kriteret të aplikojnë, duke njoftuar se aplikimet do të qëndrojnë të hapura deri më 25 shtator.

“Nëse je pjesë e Policisë së Shtetit, Gardës së Republikës apo Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore dhe plotësoni kriteret përfituese – apliko dhe ti! Aplikimet janë të hapura deri më 25 shtator”, tha ai, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE