Të dielë, të hënë dhe të martë pritet rënie e maximumit, me temperatura që shkojnë deri në 38 gradë
Kthesë pritet të ndodhë ditën e mërkurë, kur futet në Ballkan një masë më e ftohte me origjinë nga veriu i Europës. Priten stuhi e rrebeshe në veri dhe qendër të vendit, në sasi më të paktë se në veri të Europës. Temperaturat parashikohen të mos arrijnë më shumë se 32-33 gradë celcius.
Pas 4 ditë të freskëta, nga e diela tjetër e në vijim do të shkojmë sërish në temp 38 gradë.
“Gushti parashikohet të jetë i nxehtë, shumë ditë pritet të kemi temperatura me 38-39 gradë celcius.
Në pjesën e parë të gushtit, vendi do të goditet nga një tjetër valë e të nxehti që të shpresojmë të mos shkojë më shumë se 41 gradë në hije.
Ajo që është ndryshe, është se vera do të ndjehet akoma më e nxehtë pasi temperaturat e larta nuk do të zgjasin pak ditë, por do të jenë të vijueshme, mund të shkojën deri në 12 ditë rresht. Ditët e freskëta do të jenë shumë të pakta.
Duhet theksuar se temperaturat janë të matura në hije, ndërsa në diell ndjehen edhe 4-5 gradë më shumë se sa regjistrohet”, tha ajo, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE