Një aksident mes dy mjeteve ka ndodhur pak minuta më parë në rrugën nacionale Sarandë – Delvinë në vendin e quajtur Shijan.
Sipas burimeve paraprake mësohet një automjet tip Ford me drejtues Leonard Begolli 64 vjeç dhe mjeti tip Benz në pronësi të Alen Preçi janë përplasur me njëri-tjetrin.
Nga aksidenti kanë ngelur të plagosur 4 persona që ndodheshin në mjete, mes tyre edhe drejtuesit e mjeteve, të cilët u transportuan më ambulancë në urgjencën e Sarandës, ku sipas bluzave të bardha janë jashtë rrezikut për jetën.
Menjëherë kanë shkuar në vend sherbimet e Qarkullimit Rrugor Sarandë të cilët po punojnë për të zbardhur shkakun e këtij aksidenti, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE