Në flotën më të fuqishme ushtarake të botës, një shqiptari i është besuar një detyrë e rëndësishme.
Nga 27 qershori 2-25, Alban Dervishi është zyrtarisht komandant i anijes amfibe amerikane “U.S.S Pearl Harbor”.
Marina ushtarake amerikane ka një traditë, yllin në anën e djathtë të gjoksit që simbolizon emërimin si komandant i anijes Pearl Harbor, duhet ta vendos bashkëshortja.
“Të bëhesh komandant i USS Pearl Harbo është një nder dhe privilegj që bazohet në detyrën ndaj vendit tonë dhe përgjegjësinë ndaj qindra marinarë që shërbejnë këtu në Paqësor.”, tha ai.
Karriera e Dervishit në marinën amerikane nisi qysh në moshën 18 vjeçare.
Emërimi i tij u përshëndet edhe nga Ambasada Amerikane në Tiranë:
“Ambasada e Shteteve të Bashkuara përgëzon Alban Dervishin për rolin e tij të ri si Komandant i USS Pearl Harbor! Ceremonia zyrtare e ndërrimit të komandës u zhvillua në San Diego javën e kaluar”, shkruan Ambasada Amerikane në Facebook.
Çfarë është USS Pearl Harbor
USS Pearl Harbor është quajtur në nder të bazës detare amerikane në Pearl Harbor, Hawaii, e cila u sulmua nga Japonia më 7 dhjetor 1941 – ngjarje që futi SHBA-në në Luftën e Dytë Botërore.
Mëngjesin e së dielës, më 7 dhjetor 1941, aviacioni luftarak i Japonisë ndërmori një sulm të befasishëm ndaj flotës amerikane të ankoruar në Pearl Harbor, Oahu, Hawaii. Sulmi zgjati rreth 1 orë e 15 minuta dhe ndodhi në dy valë ajrore.
Si pasojë, 2,403 amerikanë u vranë (përfshirë civilë)
• 1,178 të plagosur
• U fundosën 8 anije luftarake (battleships), përfshirë:
• USS Arizona (shpërtheu dhe u fundos plotësisht – rreth 1,177 vdekje)
• USS Oklahoma, USS West Virginia, dhe të tjera.
• 200 avionë amerikanë u shkatërruan ose dëmtuan rëndë.
• Japonia humbi vetëm rreth 29 avionë dhe 5 nëndetëse xhepi, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE