Drejtoria e përgjithshme e burgjeve ka shkarkuar nga detyra drejtorin e burgut të Drenvovës dhe shefin e policisë së këtij burgu.
Shkak për largimin nga detyra të dy zyrtarëve Fatjon Fasho dhe Sokol Kacoli është bërë sekuestrimi i një telefoni në qelinë e Laert Haxhiu, një i burgosur i sigurisë së lartë dhe i konsideruar me rrezikshmëri.
Për sekuestrimin e telefonit SPAK po kryen hetime duke këqyrur jo vetëm aparatin, por edhe duke bashkëvepruar me autoritete të tjera, mbasi ka dyshime që bisedat e të fortit të Lushnjës janë sinjalizuar nga përgjimet që po mbahen për një çështje tjetër nën zhvillim e sipër.
Laert Haxhia konsiderohet si kreu i një grupi kriminal me anëtarë që kryen së paku 17 ngjarje dhe krime që u urdhëruan në vite në ndryshme në Shqipëri. Por ndërkohë hetimet ngjan se kanë indice edhe për çështje të narkotrafikut, të pafinalizuara ende.
Haxhiu, etiketuar ndryshe si rivali i Aldo Bares u ekstradua nga Greqia, ndërkohë që ndaj tij gjykata e ka shprehur një dënim të përjetshëm për atë që njihet si masakra e Lushnjës. Në këtë ngjarje u vranë Zamir Latifin dhe Jurgen Hoxhën dhe u plagosën dy të tjerë, ndërsa shënjestër ishte Xhulio Shkurti, nipi o ish kreut të bandës së këtij qyteti.
Dosja tjetër është ajo e zbërthyer nga bashkëpunëtori Artan Tafani, që ka rrëfyer jo vetëm krimet e urdhëruara, por edhe se si planifikohej të kryhej atentat ndaj dy prokurorëve që hetonin Laert Haxhinë, zonjat Metita Selimi dhe Doloreza Musabelliun, raporton Top Channel, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE