LAJME / E Shtunë 5 Korrik 2025, 23:11

Sa u pagua në Hollywood? Shtang Inva Mula, rrëfen gabimin e madh që e la pa kokërr leku

Kur u pyet nga moderatoret se sa kishte përfituar financiarisht nga ky rol i jashtëzakonshëm që e bëri të njohur në mbarë botën, përgjigjja e saj habiti shumëkënd:

“Ishte një akt gabim jetësor. Unë shkova me agjentin tim, një njeri me shumë eksperiencë, por edhe ai gaboi. Nga entuziazmi harroi të firmoste të drejtat e autorit.”

Kjo nënkupton se sopranoja shqiptare nuk përfiton asnjë të ardhur nga përdorimi i zërit të saj në një nga filmat më të suksesshëm të viteve ’90, i cili transmetohet ende sot në mbarë botën dhe ka gjeneruar miliona dollarë në shitje dhe të drejta televizive.

E pyetur nëse kjo i sjell ndonjë përfitim financiar sot, Mula u përgjigj qartë:

“Jo! Është me miliona, por i kam thënë vetes që s’ka gjë, pasi fitova përjetësisht admirimin e publikut. Edhe milionat nuk më interesojnë. Më interesojnë njerëzit që kanë parë shfaqjen. Po të kisha milionat, nuk e di nëse do të më interesonte të këndoja më apo jo.”

Fjalët e saj reflektojnë jo vetëm një qasje filozofike ndaj artit, por edhe një përkushtim të sinqertë ndaj vlerave shpirtërore të profesionit të saj. Inva Mula e sheh zërin si mision, jo si burim fitimi. Humbja e milionave nuk e ka lënë bosh, sepse, siç thotë ajo, ka fituar zemrat dhe vlerësimin e publikut ndërkombëtar, një pasuri që nuk matet me shifra bankare.

Ky rrëfim prekës dhe i sinqertë është një dëshmi e rrallë e forcës, klasit dhe përulësisë së një artistje të vërtetë, që në vend të milionave, ka zgjedhur përjetësinë përmes artit. Dhe siç duket, është një zgjedhje që vetëm një zë si i saj mund ta përballojë me aq dinjitet, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE