LAJME / E Shtunë 5 Korrik 2025, 23:11

Tragjedi në Pieria të Selanikut – Ndërron jetë e mitura shqiptare që ra nga një urë. Luftoi që të shpëtonte, por nuk ia doli dot

Një vajzë 14-vjeçare humbi jetën tragjikisht pasi ra nga një urë, në rrethana ende të paqarta, në zonën Andromahi të Pierias, Selanik, raporton noa.al.

Sipas burimeve nga faqja lokale thestival.gr, vajza shqiptare fillimisht u transportua në Spitalin e Përgjithshëm të Katerinis, por për shkak të gjendjes së rëndë u transferua në Spitalin “Georgios Gennimatas” në Selanik, ku ndërroi jetë si pasojë e plagëve të rënda.

Autoritetet kanë përjashtuar mundësinë e një akti kriminal, ndërsa Policia e Katerinis ka nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes.

Hetimet evidentojnë se e mitura raporton nga një lartësi prej 10 metrash. Ajo luftoi për të shpëtuar, por nuk ia doli dot./noa.al, do t’iu jemi mirenjohes nese do te na ndihmonit që të mirmbajmë faqen vetëm duke shtypur(mbi foton) që ndodhet më poshtë.Faleminderit për mirkuptimin SHQIPE